I dënuar me 25 vjet burg në Itali, arrestohet në Durrës Edmond Kanakçiu

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 08:48 | Kronikë
I dënuar me 25 vjet burg në Itali, arrestohet në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Koordinatat”, duke vënë në pranga një person të dënuar me 25 vjet e 8 muaj burg në Itali.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, pasi autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali, pas dhënies së vendimit për dënimin e 55-vjeçarit me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike", kanë lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.

“I dënuar në Itali, me 25 vjet e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Durrës dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin, 55-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht.

Në vijim të punës për kapjen e personave të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinatat", bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, pasi autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali, pas dhënies së vendimit për dënimin e 55-vjeçarit me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike", kanë lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos