Ministria e Shëndetësisë: 7 të lënduar në protestë

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 22:12 | Aktualitet

Prej më shumë se 3 orësh, protesta e së enjtes u zhvillua me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë dhe për pasojë 7 persona kanë mbetur të lënduar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, aktualisht po marrin  shërbim në spitalin e Traumës pesë punonjës të policisë dhe dy protestues.

Njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë të kërcirit.

“Gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme, kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjës të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka patur dëmtime serioze të syrit, me prognozë mjaft të rëndë”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos