Ministria e Shëndetësisë publikon për herë të parë përgjigjet e testeve serologjike

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 11:16 | Aktualitet
Ministria e Shëndetësisë publikon për herë të

Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar këtë të premte rezultatet nga testet serologjike, që kanë nisur prej së hënës së kaluar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani janë testuar 440 persona, staf mjekësor, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 11.2 përqind e të testuarve, por nuk është sqaruar se sa nga këta persona janë aktualisht pozitivë apo e kanë kaluar Covid-19.

https://a2news.com/2020/05/08/koronavirusi-ne-shqiperi-konfirmohen-8-raste-te-reja-ne-24-oret-e-fundit/

“Ashtu siç jeni në dijeni, në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon procesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID19.

Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë. Në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë % e saj që e ka kaluar sëmundjen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos