Ministrja e Arsimit shtyn zgjedhjet në universitete

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 11:02 | Aktualitet
Ministrja e Arsimit shtyn zgjedhjet në universitete

Pas debatit të disa ditëve për zgjedhjet e organeve drejtuese në universitete, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka vendosur shtyrjen e tyre.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Shahini bën me dije se zgjedhjet për organet e institucioneve të arsimit të lartë shtyhen deri sa të sigurohet dhe pjesëmarrja e të gjithë studentëve në këtë proces.

“Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve. Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës.

Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik te planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët”, shkruan ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos