
Gjykata e Lartë ka nisur të shqyrtojë çështje në Dhomën e Këshillimit. Pas emërimit të tre anëtarëve të rinj në këtë gjykatë janë krijuar kushtet për të rinisur vlerësimin fillestar të rekurseve.
Gjykata e Lartë njoftoi se nisur nga akti normative për situatën COVID-19 në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve është vlerësuar se do të vijohet menjëherë me shqyrtimin e çështjeve emergjente sikurse janë mosmarrëveshjet për juridiksionin, kompetencën, kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve etj., si edhe me shqyrtimin e rekurseve të çështjeve të themelit, nisur nga kriteri i kohës së paraqitjes së tyre për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
Stoku i dosjeve në pritje të gjykimit në Gjykatën e Lartë ka kaluar shifrën 35 mijë. (A2 Televizion)