Minoritet me 300 firma, ekspertët: Projektvendim amatoresk, ka gabime të rënda

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 16:17 | Sociale
Minoritet me 300 firma, ekspertët: Projektvendim amatoresk, ka gabime

Projektvendimi i Ministrisë së Brendshme për ligjin e pakicave kombëtare dhe mënyrat e njohjes së tyre nëpërmjet 300 firmave ka hasur në kundërshtime nga ana e ekspertëve dhe historianëve.

“Pjesa më e madhe e profesoratit që është marrë me këtë punë e sheh të metën te ligji, ka gabime të rënda”, tha antropologu Përparim Kabo. “Tani ka dy qëndrime, ose do të amendohet ligji, ose nëse mbahet ashtu si është, si në matematikë, nëse veprimin e parë e bën gabim dhe vazhdon zgjidhjen mirë, i gjithë ushtrimi del gabim”.

Sipas tyre, hartimi i këtij drafti është bërë në mënyrë amatoreske ndërsa nuk janë paraqitur anët objektive të ligjit i cili duhet rishikuar menjëherë. “Nuk është çështje e një ministri, problemi është se komisionet tona të Parlamentit nuk punojnë me ekspertë. Shteti drejtohet me shkencë, jo me entuziazëm ose amatorizëm se pastaj gabon dhe nuk e zgjidh dot atë punë”.

“E drejta ndërkombëtarë përcakton disa fakte historike dhe kritere objektive për të përcaktuar një minoritet. Për shembull, duhet të kesh një territor të caktuar historik, nëse je i shpërndarë në të gjithë territorin nuk mund të konsiderohesh minoritet. Duhet të kesh një gjuhë, por nëse njeh një komunitet si minoritet dhe ai nuk ka gjuhë, nuk mund të quhet i tillë”, tha historiania Eleni Kocaqi.

“Nëse ata ta 300 nuk e kanë të dokumentuar kombësinë jo shqiptare si iu lindka e drejtë të shpallen minoritet. Çdo njeri ka të drejtën të shpallë se kujt minoriteteti i takon, por mbi kritere objektive”, tha Kabo.

Projekti është në fazën e konsultimeve. Në republikën e Shqipërisë njihen zyrtarisht 9 pakica kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos