Minsk kërkon ekstradimin e kundërshtares së regjimit, Svetlana Tikhanovskaya

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 11:31 | Bota
Minsk kërkon ekstradimin e kundërshtares së regjimit, Svetlana

Prokurori i Përgjithshëm i Bjellorusisë njoftoi se kishte kërkuar ekstradimin e Svetlana Tikhanovskaya, e konsideruar si kundërshtare kryesore e regjimit të Aleksandër Lukashenkos dhe e detyruar të kërkonte azil në Lituani. Autoritetet bjelloruse e akuzojnë atë për "krime kundër funksionimit të institucioneve, sigurisë publike dhe shtetit".

Ditët e fundit, hetuesit bjellorusë e kanë akuzuar atë që së bashku me aleatët ka planifikuar dhe nxitur trazira, si edhe për të marrë kontrollin e ndërtesave qeveritare në Gomel.

Tikhanovskaya, e cila gushtin e kaluar kandidoi për zgjedhjet presidenciale në vend të bashkëshortit të saj, i cili përfundoi në burg si shumë disidentë të tjerë, hedh poshtë me vendosmëri akuzat që janë bërë kundër saj.

Lukashenko fitoi zyrtarisht zgjedhjet e gushtit me 80% të votave, por ky rezultat për shumë vëzhgues, ka ardhur si rezultat i mashtrimit masiv zgjedhor. Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë gjatë muajve të fundit duke kërkuar dorëheqjen e kreut të shtetit. Regjimi goditi protestat me valë arrestimesh dhe goditje me shkop gome, ndërsa policia akuzohet për torturimin e protestuesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos