Beteja për vaksinat, Italia bllokon dërgimin e mijëra dozave në Australi

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 19:17 | Bota
Beteja për vaksinat, Italia bllokon dërgimin e mijëra dozave

Qeveria italiane ka bllokuar eksportimin e vaksinave të zhvilluara nga Oksfordi dhe AstraZeneca për në Australi.

Vendimi prek 250 mijë doza, që janë prodhuar në këtë shtet. Italia bëhet kështu vendi i parë i Bashkimit Europian që përdor rregulloren e re, që lejon ndalimin e dërgesave nëse kompanitë nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ndaj bllokut.

Kjo lëvizje e qeverisë italiane është mbështetur nga Komisioni Europian. AstraZeneca është drejt dorëzimit të vetëm 40% të vaksinave të dakorduara me BE-në për 3 muajt e parë të këtij viti. Kompania thotë se problemet në prodhimin e dozave kanë shkaktuar këtë mungesë në plotësimin e kontratës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos