Miqësore luksi, Kosova përballë shqiptarëve të Zvicrës

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 13:07 | Futboll
Miqësore luksi, Kosova përballë shqiptarëve të

Kosova do të zhvillojë sot miqësoren e dytë të muajit mars, kundër Zvicrës, në Zyrih. Një duel që pritet të jetë një festë futbolli, duke pasur parasysh numrin e madh të tifozëve shqiptarë që do të jenë në stadium.

Kjo u vu re që në mbërritjen e futbollistëve të Kosovës në aeroport, ku dardanët dhuruan autografe për tifozët e tyre. Pasditen e së hënës, skuadra zhvilloi dhe stërvitjen e fundit para sfidës, teksa të gjithë futbollistët janë në formë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Në prag të kësaj miqësoreje, trajneri Alain Giresse e vlerësoi Zvicrën si një nga pesë kombëtaret më të mira në Europë, por, sipas tij, skuadra dardane i ka marrë të gjitha masat që t’i bëjë ballë kundërshtarit: “Kemi marrë të gjitha masat për ndeshjen me Zvicrën, pasi e dimë që është një prej pesë ekipeve më të mira në botë. Nuk kemi përzgjedhur ende asgjë rreth formacionit, mund të luajnë të gjithë futbollistët e ftuar. Duke marrë parasysh historinë, lidhjen e shqiptarëve të Kosovës që luajnë me Zvicrën, besoj se do të jetë ndeshje emocionale. Këtë lojë e kam përgatitur sikurse për ndeshjet e tjera dhe nuk besoj se do të kemi telashe në aspektin emocional”.

Miqësorja Zvicër-Kosovë do të luhet sot, në orën 18:00, në stadiumin “Lecigrund”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos