
Xhuliano Skuka është rikthyer tek goli me sllovenët e Mariborit. Në miqësoren e fituar 2-0 përballë Slaven Belupo, sulmuesi shqiptar tregoi klas, qetësi dhe në fund saktësi përballë katërkëndëshit të portës.
Dibrani shmangu bukur mbrojtësin kundërshtar dhe me dërgoi topin në rrjetë në minutën e 29. Ky është goli i dytë për dibranin në miqësoret e fazës përgatitore dhe gjithë tifozeria e Mariborit pret shume nga ai këtë sezon.
Xhuliano Skuka u tranferua në Slloveni në formën e huazimit nga francezet e Metz dhe deri me tani është përshtatur në mënyrën më të mirë me skuadrën.
Edhe Redon Xhixha është kthyer në protagonist me skuadrën e Karabakut. Ish futbollisti i Tiranës shënoi golin e vetëm të ndeshjes në miqësoren kundër CSKA se Sofies.
24 vjeçare u shërbye mirë në zonë dhe i vetëm përballë portierit nuk gaboi duke e dërguar topin në rrjetë. Redon Xhixha u transferua në kampionatin azer në janar të këtij viti dhe deri më tani ka shënuar 3 gola, dy në miqësore dhe një në ndeshje zyrtare.
Edhe Ernest Muçi ka qenë spektakolar me Legian e Varshavës. Në fitoren 2-0 përballë Salzburgut, futbollisti shqiptar edhe pse nuk la gjurmë me një gol, u veçua nga të tjerët. Në një postim në faqen zyrtare, polakët treguan spektaklin e lojtarit kuqezi që për sezonin e ri konsiderohet si nga lojtarët më të rëndësishëm në klubin polak. (A2 Televizion)