Shkruhet historia në futbollin anglez, një femër merr drejtimin e ekipit të Forest Green

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 10:09 | Futboll
Shkruhet historia në futbollin anglez, një femër merr drejtimin e

Klubi anglez nga Glocestershire, Forest Green Rovers ka bërë histori duke emëruar gruan e parë që drejton një ekip meshkujsh në futbollin profesionist anglez.

Hannah Dingley është ulur përkohësisht në stolin e klubit të Ligës 2 pas largimit të Duncan Ferguson.

Ferguson u largua nga klubi pas gjashtë muajsh në krye, kohë gjatë së cilës ai nuk ia doli të mbajë Forest në Ligën e parë.

Sakaq, Dingley mori drejtimin e stërvitjes së ekipit të parë të martën dhe do të vazhdojë të udhëheqë përgatitjet parasezonale. Mësohet se ajo do të vazhdojë në këtë rol gjatë kërkimit për zëvendësuesin e Ferguson.

Dingley, e cila mban një licencë UEFA Pro, ishte i lidhur më parë me rolin menaxherial në The New Lawn në vitin 2021.

Arritjet e saj erdhën pasi ka shkëlqyer si drejtuese e akademisë së klubit, duke u bërë gruaja e parë që mbante një rol të tillë në vitin 2019. Ajo gjithashtu ka shërbyer më parë si trajnere e të rinjve dhe drejtuese e stërvitjes së akademisë në Forest Green. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos