
Federata italiane e futbollit ka publikuar sot kalendarin e sezonit të ardhshëm 2023-24 në Serinë A. Sipas njoftimit, mësohet se kampionati do të nisë fundjavën e datës 20 gusht 2023 dhe do të përfundojë më 26 maj 2024.
Kampionët në fuqi, Napoli e nis mbrojtjen e titullit nga Frosinone, me ndeshjet e para që përfshijnë gjithashtu Bologna - Milan, Udinese - Juventus dhe Inter -Monza.
Ndërkohë, ndryshe nga vitet e tjera, Lega ka vendosur se nuk do ketë pushim dimëror në Serie A dhe do të luhet mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Në Serinë A 2023/24 do të ketë vetëm një raund në mesjavë, i caktuar për më 27 shtator (raundi e 6-të), dhe siç u përmend nuk do të ketë pushim dimëror. Në vend të kësaj, do të ketë katër ndalesa për ekipet kombëtare. Më 10 shtator, 15 tetor, 19 nëntor dhe 24 mars. (A2 Televizion)