Miqësorja e tretë, Kukësi gjen rivalin kazak

Nga A2 CNN
12 Janar 2019, 17:36 | Futboll
Miqësorja e tretë, Kukësi gjen rivalin kazak

Pas ndeshjes me Instambul Bashakshehir dhe provës pozitive ndaj rusëve të Rostov, Kukësi konfirmoi edhe miqësoren e tretë në Antalia. Kundërshtari i radhës do të jetë Shakter Karagandi, skuadër e kampionatit të Kazakistanit.

Klubi veri-lindor vendosi të shfrytëzojë hapësirën për një tjetër test gjatë qëndrimit 12-ditor në Turqi. Ndeshja ndaj kazakëve do të luhet këtë të hënë, më datë 14 janar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos