Tirana në alarm, mposhtet edhe nga Laçi

Nga A2 CNN
12 Janar 2019, 15:31 | Futboll
Tirana në alarm, mposhtet edhe nga Laçi

Dy teste në vitin 2019 dhe dy humbje të pësuara. Pas miqësores së humbur me Skënderbeun, tashmë Tirana regjistroi një tjetër disfatë, në ndeshjen e luajtur përballë Laçit.

Sfida përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të kurbinasve, me golat e Xhixhës dhe Mersinajt. Tirana tregoi se ka ende shumë punë për të rritur nivelin dhe për të ndryshuar ecurinë e sezonit, me sytë që janë kthyer nga merkato.

Te Bardheblutë ende nuk është realizuar një afrim të madh, ndërsa nga skuadra janë larguar portieri Moçka, mbrojtësi Sedat Berisha dhe sulmuesi maqedonas Blazhevski. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos