Regjistrimi në gjimnaz, nisin aplikimet, gjithçka do të bëhet në e-Albania

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 14:41 | Aktualitet
Regjistrimi në gjimnaz, nisin aplikimet, gjithçka do të

Pas përfundimit të arsimit 9-vjeçar dhe me diploma në duar, nxënësit tashmë i drejtohen dyerve të gjimnazeve. Kanë kaluar muaj të vështirë pandemik nga mësimi online, por sërish i gëzohen rezultateve të arritura. Përpara i pret një tjetër rrugëtim i rëndësishëm në përcaktimin e profesioneve që do të zgjedhin të bëjnë gjatë jetës së tyre.

Më të shqetësuar duken prindërit e tyre, të cilët kërkojnë gjithmonë më të mirën e mundshme në rezultatet përfundimtare. Aplikimet kanë nisur dhe mënyra e regjistrimit do të bëhet nëpërmjet portalit e-Albania.

Për çdo paqartësi, gjimnazet kanë krijuar akses për t’u ofruar ndihmë nxënësve. Përcaktimi i gjimnazeve bëhet në bazë të vendbanimit, si dhe shkollës 9-vjeçare që nxënësit kanë ndjekur. Në total janë rreth 32 mijë nxënës që do të hyjnë për herë të parë në bankat e gjimnazeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos