
Pavarësisht miratimit nga qeveria, Dhoma e Avokatisë vijon të kundërshtojë hartën e re gjyqësore, duke paralajmëruar si hap të radhës dërgimin në Gjykatën Kushtetuese.
Maks Haxhia tha se kjo është harta më e gabuar në sistemin gjyqësor.
“Jemi të bindur që pasojat do të jenë tejet të rënda nëse aplikohet kjo hartë. Kemi protestuar në mënyrë civile dhe demokratike, pavarësisht se nuk na kanë dëgjuar. Hapi ynë final do të jetë Gjykata Kushtetuese”, tha Haxhia. (A2 Televizion)