All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rama: Është zmbrapsur përfundimisht sulmi kibernetik mbi vendin tonë. Dyshojmë për një shtet

Nga A2 CNN
21 Korrik 2022, 10:05 | Aktualitet
Rama: Është zmbrapsur përfundimisht sulmi kibernetik mbi vendin
All - Paragraf - 1

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se është zmbrapsur përfundimisht sulmi kibernetik mbi vendin tonë dhe pjesa më e madhe e shërbimeve të e-Albania është rikthyer masivisht.

“Agresioni kibernetik ka ngjallur një shqetësim shumë të madh. Një agresion masiv kibernetik mbi Shqipërinë është zmbrapsur përfundimisht dhe shërbimet për publikun të e-Albania janë rikthyer masivisht dhe mbetet një numër i vogël i tyre për t’u rikthyer”.

All - Paragraf - 3

Sipas tij, "ky bombardim nuk vjen nga qielli, por përmes internetit, një bombardim shumë i rëndë dhe koha për t’i rimarrë sistemet e bombarduara është kohë rekord”.

Rama tha se dyshon që një nga dy shtetet jo miqësore me Shqipërinë e ka kryer sulmin dhe tha se kjo do të publikohet sapo të vërtetohet.

“Ky është një agresion i organizuar nga një shtet. Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një nga dy shtetet”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos