Miratohen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 17:26 | Politikë
Miratohen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi sot me short 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor. Bëhet fjalë për gjyqtarët Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentian Medja, Esmeralda Cika, Alma Kolgjoka.

Sipas ligjit, të shortuarit duhet të kenë kaluar vetingun me formë të prerë.

Anëtarët u përzgjodhën nga një listë e përbërë nga 16 gjyqtarë. Lista paraprake ishte e përbërë nga gjyqtarët Manjola Xhaxhi, Gentian Medja, Sokol Ibi, Klodiana Mema (Veizi), Enton Dhimitri, Alma Kolgjoka, Emona Muci, Eriol Roshi, Ornela Naqellari, Esmeralda Ceka (Xhilli) , Rexhep Bekteshi, Margarita Buhali, Ardian Dvorani, Asim Vokshi, Artur Kalaja, Edlira Petri. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Y63edGsH7b8

A2 CNN Livestream

Latest Videos