KQZ e re, PD cakton përfaqësuesin e saj pranë Komisionit Parlamentar

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 13:54 | Politikë

Partia Demokratike ka autorizuar Oerd Bylykbashin si përfaqësues të saj pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së.

“Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2143 Prot., datë 04.09.2020 dhe në përputhje me nenin 17, pika 3 dhe nenin 183 të ligjit nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 janarit 2020”, thuhet në njoftimin e PD.

Komisioni Parlamentar do të drejtohet nga Damian Gjiknuri nga mazhoranca ndërsa nga opozita parlamentare, anëtarë do jenë Myslym Murrizi dhe Edmond Stojku. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/07/aplikimi-per-kqz-ne-e-re-dorezohen-kandidaturat-e-para-ne-kuvend/

A2 CNN Livestream

Latest Videos