“Po vazhduam ta trajtojmë “thatë” Pavarësinë, do të bjerë interesi”

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 21:33 | Aktualitet
“Po vazhduam ta trajtojmë “thatë”

Ardit Bido, drejtori i përgjithshëm i Arkivës së Shtetit, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, u shpreh se “nëse vijojmë ta trajtojmë “thatë” përvjetorin e Pavarësisë, do të bjerë interesi” për këtë ngjarje.

“Përvjetori i Pavarësisë ka mesazhe. Nga “Nëntori i dytë” jemi ngopur me një lloj forme trajtimi. Kongresi i Lushnjes, është më pak i trajtuar dhe rrjedhimisht, kur u prezantua, mundej të prezantohej në një formë që mund të kuptohej më thjeshtë nga të tjerët. Në përvjetoret e rëndësishme, siç është Pavarësia, ne mbytemi në elementin e nacionalizmit folklorik. Ka mbingopje me këtë lloj mesazhi”, theksoi Bido. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos