Mirë se vjen 2023! Zelanda e Re hyn në Vitin e Ri me festë e fishekzjarrë

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2022, 12:14 | Bota

Ishujt më të largët të Paqësorit, Samoa dhe Kiribati, janë të parat që presin Vitin e Ri. Por siç është bërë traditë tashmë, festa e vërtetë e parë e Vitit të Ri vjen nga Zelanda e Re, ku spektakli i fishekzjarrëve lajmëron hyrjen e një tjetër viti.

Edhe këtë herë tradita u respektua dhe në urën e Portit të Oklandit - qytetit më të madh në vend - u zhvillua ceremonia e hedhjes së fishekzjarrëve nga “Sky Tower”.

I gjithë spektakli u ndoq nga mijëra njerëz që kishin dalë në rrugët e qytetit për të festuar me miqtë dhe familjarët e tyre. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/31/vendet-qe-festojne-te-paret-vitin-e-ri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos