“Misioni u krye në Mariupol”, ekspertët: Plani i Putin ka dështuar edhe në Donbas

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 13:45 | Bota

Beteja më e përgjakur e luftës ruse në Ukrainë, ajo për kontrollin e qytetit strategjik të Mariupolit u mbyll në orët e para të së martës, me evakuimin e luftëtarëve të mbetur në impiantin metalurgjik të Azovstal, i kthyer në simbol të rezistencës.

https://a2news.com/2022/05/16/nuk-duam-baza-apo-arme-berthamore-ne-territorin-tone-suedia-do-vetem-mbrojtjen-e-nato-s/

Pas ditësh negociata të zhvilluara në fshehtësi të plotë, më përfshirjen e OKB dhe Kryqit të Kuq, 264 pjesëtarë të forcave të Ukrainës disa prej të cilëve me barrela, u larguan me autobusë nga zona ku ishin bllokuar për më shumë se 2 muaj.

Autoritetet në Kiev bënë me dije se 53 ushtarë të plagosur rëndë ishin dërguar në qytezën e Novoazovsk, e kontrolluar nga rebelët pro-rusë. 211 të tjerët ishin evakuuar përmes një korridori humanitar në Olenivka – edhe kjo qytezë në kontrollin e rebelëve. “Heronjtë na duhen të gjallë”, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një videomesazh të publikuar pasmesnatës.

“Falë veprimeve të ushtrisë ukrainase, inteligjencës, grupeve negociuese, Kryqit të Kuq dhe OKB në shpresojmë te jemi në gjendje të shpëtojmë jetët e djemve tanë. Ka të plagosur rënde mes tyre, por do të marrin kujdesin e nevojshëm. Dua të theksoj se Ukraina ka nevojë që heronjtë ti ketë të gjallë”, tha Volodymyr Zelensky.

https://a2news.com/2022/05/17/vejushe-brenda-3-ditesh-historia-e-trishte-nga-metalurgjiku-i-azovstal/

Megjithatë, Zelensky paralajmëroi se trupat ukrainase mund të mos lirohen menjëherë dhe tha se negociatat për lirimin e tyre mund të kërkojnë kohë dhe delikatesë. Edhe Rusia tha më herët se një marrëveshje ishte arritur për evakuimin e luftëtarëve të plagosur në këmbim të ushtarëve të kapur rusë. Të dyja palët po përpiqen ta pasqyrojnë ngjarjen si një fitore, me Ukrainën që thotë se rezistenca e kishte kryer misionin e vet dhe Moskën që theksoi se forcat e mbetura ishin dorëzuar. Qindra ushtarë ukrainas, pjesëtarë të batalionit Azov, Gardës Kombëtare dhe njësive të mbrojtjes territorial e po ashtu civilë, qëndruan në zonë që prej avancimit të trupave të Putin në Mariupol, në fillim të marsit. Kompleksi industrial ka një labirint tunelesh nëntokësore të projektuara për t’i mbijetuar luftës bërthamore. Ende nuk është e qartë se sa persona mbeten ende në bunker, por autoritetet e Kievit thonë se do të vazhdojnë përpjekjet për t’i nxjerrë të gjithë prej andej. 

Ndërkohë, një situatë krejt tjetër është në Dondas, aty ku forcat e Putin, të paktën sipas ekspertëve, mendohet se kanë pësuar humbje të mëdha duke bërë që komandatët të ndryshojnë synimet e tyre, ku në fillim mendohej se do të rrethonin trupat e Ukrainës. Në vend të kësaj, ata po fokusohen në marrjen e plotë të rajonit të Luhanskut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos