
Presidenti Ilir Meta u shpreh se më 25 prill do të kishte dashur që vendi të merrte një drejtim tjetër dhe se nga ajo ditë misionin e tij në krye të shtetit e quan të përfunduar.
Meta tregon se bëri gjithçka për të mbrojtur qytetarët nga kapja e shtetit dhe se pas mbarimit të mandatit do të konsultohet me popullin e 2 marsit për drejtimin që do të ndjekë.
“Pas 25 prillit misionin tim si president i republikës e quaj të përfunduar, por detyrën tim e kryej njësoj. Do të kisha dashur që më 26 prill vendi të kishte marrë një drejtim tjetër. Por duhet të tregoj respekt për shtetin, institucionet. Unë bëra gjithçka që shteti të mos kapej. Historitë e inceneratorëve i kemi nxjerrë që në mars. Nuk janë pak para. Ju e dini se sa shumë analistë paguhen nga këto para për të shkatërruar demokracinë. Bëra gjithçka të mbroja qytetarët, por tabloja është e qartë. Mbas 24 korrikut do të vijoj të punoj fort mbas konsultimit me popullin e 2 marsit”, tha Meta. (A2 Televizion)