Missi "lë kurorën" për të luftuar në vijën e parë me koronavirusin

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 19:05 | Showbiz

La kurorën dhe u kthye në "frontin e luftës" për të luftuar koronavirusin. Kjo është historia e Bhasha Mukherjee, miss Anglia që nga korriku i viti 2019.

Mjekja 24-vjeçare, e lindur në Kalkuta dhe e rritur në Derby, ka ndaluar udhëtimet e saj nëpër botë ku po ndiqte detyrat e saj si mbretëreshë e bukurisë, për të shërbyer në Spitalin Pilgrim të dhe Spitalin Royal Derby.

Kur Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik thirri mjekët në Prill për t'u marrë me urgjencën, Bhasha nuk e mendoi dy herë. Sidoqoftë, ajo vazhdon të kryejë "detyrat" e saj si Miss.

"Unë bëj shumë punë bamirësie në distancë dhe të jem në gjendje ta bëj këtë dhe t'i shërbej vendit tim në të njëjtën kohë është me të vërtetë eksperiencë e veçantë", tha ajo.

Doktoresha, e cila ka punuar si modele në të kaluarën dhe që mori pjesë në konkursin e bukurisë e shtyrë nga miqtë e saj, tha se ndërsa ishte nëpër botë, ndjeu nevojën për t'u bashkuar me mjekë dhe infermierë që po luftonin betejën kundër Covid.

Përpos veprimit human, Bhasha është gjithashtu Miss Anglia me jetëgjatë në histori. Për shkak të emergjencës nga pandemia, konkursi i vitit 2020 u shty për në 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos