McGregor i bën dhuratë vetes një Lamborghini për ujë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 14:28 | Showbiz

Conor McGregor i bëri vetes një dhuratë me vlerë 3 milionë euro, pasi bleu skafin e prodhuar nga Lamborghini. Luftëtari i UFC, tashmë i tërhequr, publikoi në Instagram një foto pas blerjes së skafit “Lamborghini Tecnomar 63”. Nga ky skaf janë prodhuar vetëm 63 ekzemplarë dhe irlandezi ka blerë numrin 12.

Mjeti luksoz i lundrimit, i pagëzuar si “supermakina e ujërave”, është një shpenzim modest për McGregor, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 101 milionë euro.

https://a2news.com/2020/07/02/nje-lamborghini-qe-xhiron-mbi-uje/

Skafi 24-tonësh është 20 metra i gjatë dhe vihet në lëvizje nga dy motorë V12, përkatësisht me nga 2 mijë kuaj fuqi, të cilët mund të arrijnë një shpejtësi në det deri në 70 milje në orë.

Një shpërqendrim i gëzueshëm për irlandezin, i cili u lirua pasi u arrestua muajin e kaluar, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një gruaje në një lokal në Korsikë të Francës. Që prej asaj dite, ai ka postuar fotografi familjare në rrjetet sociale, dhe po kalon ditë pushimi me gruan, fëmijët, mamanë dhe të motrën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2018/12/16/eshte-milioner-por-nuk-shpenzon-asnje-qindarke/
https://a2news.com/2019/03/12/sherr-me-aligatorin-dhe-pastaj-ne-pranga-pushimet-e-trazuara-te-mcgregor/
https://a2news.com/2019/03/26/mcgregor-terhiqet-karriera-ne-foto/

A2 CNN Livestream

Latest Videos