''Misteri'' Martinaj, policia ende pa përgjigje, Rrumbullaku: Prokuroria delegon detyra

Nga A2 CNN
12 Tetor 2022, 16:32 | Kronikë
''Misteri'' Martinaj, policia ende pa përgjigje,

Policia po punon me grupe mikse lidhur me hetimet per zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Deklarata u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili ishte sërish pa përgjigje mbi fatin e Martinajt ndërsa shtoi se hetimi udhëhiqet nga prokuroria.

Rrumbullaku iu përgjigj dhe interesit të mediave lidhur me publikimet më të fundit të hakerave mbi sistemin Deep Sea të policisë.

Ai nuk harroi pa përmendur se ky sistem është thjesht një motor kërkimi, por nga ana tjetër nuk komentoi se çfarë mund të jetë marrë në databazën e këtij motori.

Hakerat iranianë nxorrën në shitje sipas tyre të dhëna nga sistemi Deep Sea i policisë. Veç sistemit TIMS, hakerat pretendojnë se kanë arritur të hyjnë deri në këto të dhëna të cilat në thelb kanë informacione të detajuara mbi grupet kriminale që operojnë në vend apo dhe lidhjet e tyre.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos