Shtëpi bari në Shkodër, arrestohen disa persona, sekuestrohen 100 kg kanabis

Nga A2 CNN
12 Tetor 2022, 13:39 | Kronikë
Shtëpi bari në Shkodër, arrestohen disa persona, sekuestrohen 100

Disa persona kanë rënë në pranga dhe 100 kg lëndë narkotike e llojit kanabis janë sekuestruar në një shtëpi bari në zonën e Bardhajve të Shkodrës.

Një operacion i mirorganizuar nga sektori i narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Shkodër është finalizuar në fshatin Bardhaj Njësia Administrative Rrethina ku mësohet se janë shoqëruar disa persona.

Sipas të dhënave paraprake, policia ka zbuluar një banesë në zonën e Bardhajve të Shkodrës në të cilën kultivohej lëndë narkotike nëpërmjet llambave elektrike.

E gjithë lënda narkotike ishte në procesin e mbledhjes dhe disa prej tyre ishin në tharje, banesa ku kultivohej lënda narkotike u zbulua nga shpenzimi i energjisë elektrike të cilët trafikantët e vidhnin.

Nga të dhënat e deritanishme, janë sekuestruar rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Banesa ishte përshtatur me të gjithë kushtet dhe mjetet e duhura për kultivimin e kanabisit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos