Misteri rrethon vdekjen e turistëve rusë, dyshime se mund të jenë helmuar

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 13:21 | Aktualitet

Të tjera detaje mësohen nga vdekja e katër turistëve rusë. 60-vjeçari Sergey Burenkov, në të kaluarën ka qenë gjeneral ushtrie, një e dhënë që shton dyshimet se ai dhe familjarët e tij të jenë helmuar me agjentë biologjikë, ndërsa një tjetër pistë është ajo e asfiksimit nga rrjedhja e gazit. Mësohet se bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, kishte punuar si mësuese, vajza e tyre Katya në një kompani private, ndërsa partneri i saj Nikita Belousov, në administratën shtetërore. Teksa hetimet janë duke vijuar në lidhje me vdekjen e mistershme të katër turistëve rusë, Prokuroria e ka regjistruar këtë çështje për veprën penale të vrasjes për shkak se kanë humbur jetën 4 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos