Mitsotakis në Shqipëri, 5 orë takime me minoritetin grek në jug të vendit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 10:45 | Aktualitet

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis ka mbërritur në Shqipëri në një vizitë 5-orëshe në jug të vendit. Ai do të vizitojë sot Himarën, Finiqin dhe Dropullin, ku do të takohet me minoritetin grek si edhe do të vizitojë disa shkolla dhe kisha. Një ditë para vizitës së kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis, vendin tonë e vizitoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos