Mitsotakis rikthehet në Shqipëri, kryeministri grek më 22 dhjetor në jug, shoqërohet nga Rama

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 10:34 | Politikë
Mitsotakis rikthehet në Shqipëri, kryeministri grek më 22 dhjetor

Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, do të rikthehet në Shqipëri më 22 dhjetor në mëngjes për të vijuar me takimet që nuk u zhvilluan më 6 dhjetor.  

Shefi i qeverisë së vendit fqinj nuk do të jetë në kryeqyetin shqiptar, por vizita e tij do të përqendrohet në jug të vendit, Himarë, Finiq dhe Dropull.

Burime nga pala greke bëjnë me dije se Mitsotakis do të jetë në Himarë në orën 09:30 të mëngjesit të së enjtes përballë zyrave të Omonias.

Më pas, do të vizitojë një shkollë, kishën e fshatit dhe takime me qytetarët e minoritetit greke në këto zona. Gjithashtu, në disa prej këtyre takimeve kryeministri grek do të shoqërohet edhe nga homologu shqiptar Edi Rama.

Ndërkohë të mërkurën ministri I Jashtëm grek Nikos Dendis do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, I cili do të ketë një takim dhe deklaratë me homologen shqiptare Olta Xhaçka dhe një takim me Kryeministrin Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos