
Mjeku i njohur Tritan Kalo i ka kushtuar mëngjesin e sotëm një status informimit të qytetarëve në lidhje me virozat apo infeksionet e stinës, duke iu kujtuar atyre se jo çdo shqetësim i vogël shëndetësor ka lidhje me koronavirusin.
Sipas mjekut Kalo, “fiksimi pas rrezikut të përhapjes dhe infektimit nga Sars-Cov2 ka bërë që njerëzit të harrojnë që temperaturat e larta sjellin viroza të zakonshme, skuqje fyti, kollë të lehtë, skuqje apo kruarje të syve, dhimbje barku etj." (A2 Televizion)