Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Nga A2 CNN
26 Korrik 2020, 16:22 | Aktualitet

Një tërmet me magnitudë 4 i shkallës rihter është regjistruar pak pas orës 16:00 të kësaj të diele në Shqipëri.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka qenë 6 kilometra në jugperëndim të Peqinit.

Tërmeti është ndjerë në disa qytete të vendit, në Lushnje, Fier, Vlorë e Elbasan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos