
All - Paragraf - 1
Tre lokale janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë në Vlorë dhe në Sarandë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.
Policia bën të ditur se, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19, kanë evidentuar dy bar-restorante në Vlorë dhe një lokal në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.
All - Paragraf - 3
Për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit G. L., K. N. dhe F. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4