
Përballë faktorëve të ndryshëm dhe presioneve të tilla të tregut, si në rastin e energjisë elektrike apo fasonëve, ekspertët rekomandojnë zhvillimin edhe të sektorëve të tjerë më të qëndrueshëm në ekonomi, siç janë energjitë e rinovueshme, por për këtë duhen politika dhe stimuj të veçantë.
“Mungojnë politikat e nxitjes së biznesit për të investuar në energji të pavarur. Mbi të gjitha ka nevojë edhe për politika të tjera fiskale siç aplikohen edhe në vende të tjera. Një mënyrë e nxitjes së energjisë së pavarur së industrisë së rëndë kundrejt njohjes si shpenzim dyfish të investimit. Ka edhe mekanizma të tjerë, për shembull si përjashtimi i TVSH-së”, tha Elisabeta Katiaj, eksperte për ekonominë.
Lorenc Gordani, ekspert për energjinë, po ashtu pohon se në vendin tonë janë në shqyrtim disa opsione dhe interesi është maksimal për energjinë diellore. (A2 Televizion)