Modi përkrah Macron, myslimanët e Indisë protestë kundër Francës

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 17:11 | Bota
Modi përkrah Macron, myslimanët e Indisë protestë

Myslimanët në Indi kanë protestuar kundër presidentit francez, Emmanuel Macron, për shkak të deklaratave të tij për karikaturat e profetit Muhamed.

Manifestuesit shkelën me këmbë postera të shefit të Elizesë dhe bënë thirrje për bojkotimin e produkteve franceze. Kjo erdhi në mbështetje të protestave të shumta që janë mbajtur në mbarë botën arabe kundër Macron.

Lideri i Francës foli me tone të ashpëra ndaj islamit radikal pas vrasjes makabre të një mësuesi më 16 tetor. Ndërkohë, Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, dënoi sulmet e fundit në Francë dhe i shprehu Macronit mbështetje në luftën kundër terrorizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos