Luka Modric ka habitur të gjithë tifozët e futbollit me rastin e humbur në ndeshjen Real Madrid-Cadiz, të fituar 2-1 nga madrilenët.
Kapiteni i Realit, në minutën e 79, nuk përfitoi nga një pasim i Vinicius dhe me portën e boshatisur e dërgoi topin jashtë.
Pas ndeshjes, kroati bëri shaka me veten në rrjetet sociale.
“Thonë që paskam humbur një rast shumë të pastër”, shkroi mesfushori kroat në Twitter. (A2 Televizion)