Dorëheqje jo, dialog po, BE i dorëzon raportin, Rama: Jemi në kilometrin e fundit të negociatave

Nga Fjorela Beleshi
5 Nëntor 2026, 16:14 | Politikë

Dorëheqje jo, dialog po, BE i dorëzon raportin, Rama: Jemi në

Këtë herë nuk është vetëm një simbolikë... Dorëzimi fizik i raportit vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë vjen edhe me afate të përcaktuara. Shqipëria mund të jetë anëtare e BE-së në vitin 2029, por shefja e delegacionit, Sophia Moreira de Sousa, i kujtoi vendit tonë se duhet të plotësojë detyrat sipas kalendarit të vendosur në udhërrëfyes.

Kjo dëftesë vlerësimi, siç e cilëson shefi i qeverisë, pritet të lexohet nga ekzekutivi në të dyja anët e medaljes: progresin dhe kritikat.

Shefja e diplomacisë evropiane në Tiranë tregoi dy pikat e dobëta: korrupsionin dhe polarizimin politik.

Dhuna në protesta dënohet edhe nga Brukseli, si në raport ashtu edhe përballë gazetarëve, por qeverisë i kërkohet të eksplorojë rrugët që çojnë në zgjidhje përmes dialogut.

Përpos faktorëve të huaj, Rama e pranon se shkaku kryesor i protestave është i brendshëm, por thekson për të disatën herë mesazhin e prerë se largim me dhunë nuk ka.

Rama pretendon se studentët po e refuzojnë dialogun për shkak të frikës se mund të bullizohen nga protestuesit e tjerë. Për këtë ka gjetur një zgjidhje.

Siç e kërkon protokolli, dokumentin për vlerësimin vjetor të Shqipërisë, ambasadorja e BE-së ia dorëzoi edhe Presidentit të Republikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos