Më 19 dhjetor, kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Brukselit.
Ftesa për një drekë pune informale është bërë nga Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit për Punët e Jashtme.
Zyrtarja e BE ka ftuar edhe udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Fokusi i takimit do të jenë zhvillimet aktuale në rajon, duke marrë në konsideratë punën e bërë në vitin 2018 dhe parashikimet për vitin e ardhshëm.
Me interes pritet të shihet edhe marrëdhënia e dy udhëheqësve Kosovë-Serbi, në kohën kur nuk kanë munguar situatat e tensionuara mes tyre. (A2 Televizion)