Një video dramatike është bërë virale në internet, ku pretendohet se një pilot rus është hedhur me parashutë pasi avioni ishte përfshirë nga flakët.
Në videon e publikuar në Telegram pretendohet se avioni është rrëzuar mbi Belgorod, në Rusi, ndërsa pamjet janë kapur nga kamera e vendosur në trupin e pilotit.
Autoritetet ruse raportuan se avioni ishte përplasur më parë me një linjë elektrike, ndërsa zyrtarë ukrainas thënë se ai ishte rrëzuar pasi ishte goditur me raketë. (A2 Televizion)