All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Momenti fatal kur kamioni i interteve me shpejtësi “skëterrë” kalon në korsinë e kundërt dhe shkakton katastrofë, 6 të vdekur

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 19:21 | Bota
All - Paragraf - 1

Një aksident fatal me pasojë vdekjen e gjashtë personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën TEM Silivri, ku një kamion gërmues kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me dy makina që po ecnin me shpejtësi të lartë, pasi drejtuesi i tij humbi kontrollin.

Aksidenti tragjik ku humbën jetën 6 persona është pasqyruar në kamerat e sigurisë dhe tregon momentin fatal kur drejtuesi i kamionit humb kontrollin e tij me shpejtësi tepër të lartë, çan trafikndarëset dhe përfundon në anën tjetër të rrugës, duke shkaktuar katastrofën.

All - Paragraf - 3

Nga aksidenti edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa nuk dihet se cilave prej mjeteve të përfshira në këtë aksident i përkasin viktimat e të plagosurit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e vërteta të këtij aksidenti, nëse kemi pasur të bëjmë me një pakujdesi apo përgjumje të shoferit.

Ndërkohë, grupi hetimor nuk e përjasthon edhe mundësinë e ndonjë defekti në mjet, por me sa duket në pamjet e sigurisë, duket sikur nuk ka pasur ndonjë anomali në mjet, pasi ai i drejtohet trafikndarëseve me shpejtësi.   (A2 Televizion)

https://youtu.be/tamQy8mvnn4
https://a2news.com/2023/03/27/final-destination-ky-eshte-aksidenti-me-i-frikshem-qe-keni-pare-ndonjehere/
https://a2news.com/2023/03/26/aksident-i-frikshem-ne-konia-perplasen-dy-automjete-njera-prej-tyre-ndahet-ne-dysh-1-i-vdekur-e-1-i-plagosur/
https://a2news.com/2023/03/13/pamjet-e-aksidentit-horror-me-42-makina-dhjetera-te-plagosur-dhe-nje-i-vdekur/

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos