Një grup turistësh shpëtuan për mrekulli pasi u goditën nga një ortek akulli, ndërsa po ngjiteshin në malet Tian Shan në Kirgistan.
9 turistët britanikë dhe një amerikan ishin duke bërë një tur në zonën malore kur filmuan rastësisht dhe rrëshqitjen e masivit të akullit.
I gjithë grupi arriti të shpëtonte, ndërkohë që vetëm një grua mori plagë të lehta nga “thikat” e akullit dhe u dërgua për mjekim në spitalin më të afërt. (A2 Televizion)