Momenti i tmerrshëm kur makina e policisë përplas kalimtaren

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 12:47 | Bota

Një 61-vjeçare britanike mbeti e plagosur rëndë në një aksident, kur u përplas nga një makinë policie ndërsa kalonte rrugën.

Ngjarja u regjistrua në rrugën mes Bradford dhe West Yorkshire, kur makina e policisë po lëvizte me shpejtësi drejt rrugës Lilycroft.

Policia e West Yorkshire ka nisur një hetim për ngjarjen dhe raporton se mjeti i policisë po ecte me shpejtësi për t’iu përgjigjur një emergjence. Gruaja e plagosur në aksident u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos