Momenti kur 23-vjeçari qëllon pa arsye me plumb në kokë të pastrehun në mes të ditës

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 21:50 | Bota
Momenti kur 23-vjeçari qëllon pa arsye me plumb në kokë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në St. Louis të Missouri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një i pastrehë është qëlluar pa asnjë arsye me plumb në kokë nga një 23-vjeçar.

E gjithë skena e rëndë është filmuar nga një kalimtar i rastit, në të cilën shikohet se si i riu i identifikuar si Thomas Deshawn përgatit armën e tij dhe e qëllon me plumb në kokë të pastrehun duke e lënë të vdekur në vend.

23-vjeçari është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e kanë shtyrë të riun amerikan drejt këtij akti fatal. (A2 Televizion)

https://youtu.be/JNSMHdf_IXA

A2 CNN Livestream

Latest Videos