
Një qiellgërvishtëse është përfshirë nga flakët në një prej zonave më të populluara të Hong Kongut, duke shkaktura panik te banorët.
Dhjetëra zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e flakëve. Fatmirësisht nuk regjistrohet asnjë i lënduar pasi ndërtesa ishte në ndërtim e sipër, ndërkohë që shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.
Zjarri u përhap me shpejtësi në katet më të larta të ndërtesës përmes skelës, duke e bërë më të vështirë punën e skuadrave zjarrfikësve.
Policia evakuoi disa banorë përreth banesës, nga frika se pjesë në flakë mund të binin nga qiellgërvishtësja. (A2 Televizion)