Momenti kur aligatori kafshon punëtoren e kopshtit zoologjik në sy të fëmijëve

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 17:02 | Lifestyle

Një aligator ka kafshuar dorën e një punonjëseje të kopshtit zoologjik, gjatë një feste ditëlindjeje që u kthye në një spektakël horror. Ngjarja ka ndodhur në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Punonjësja po i fliste fëmijëve për aligatorin, kur ai i kafshoi dorën dhe e tërhoqi brenda rrethimit të tij me ujë.

Ishte ndërhyrja e dy burrave ajo që shpëtoi punonjësen, e cila tashmë ndodhet në spital dhe po kurohet për plagët e marra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos