Ka jetuar 130 milionë vjet më parë në Kinë, zbulohen fosilet e dinozaurit gjigant

Nga A2 CNN
15 Gusht 2021, 10:39 | Lifestyle

Shkencëtarët kanë konfirmuar zbulimin e dy specieve të reja të dinozaurëve në Kinën veriperëndimore, që mendohet të jenë disa nga vertebrorët e parë në rajon, sipas një studimi të ri.

Mostrat e zbuluara së fundmi, vlerësohet të jetë mbi 20 metra të gjatë, çka i bën këta dinozaurë pothuajse aq të mëdhenj sa balenat blu. Fosilet mendohet se datojnë rreth 120 deri në 130 milionë vjet më parë. Speciet i përkasin familjes sauropod, një grup dinozaurësh bimëngrënës, që supozohet të jenë kafshët më të mëdha që kanë ecur ndonjëherë në tokë.

Studiuesit kanë gjetur gjithashtu një numër të madh fosilesh në Kinë, gjatë dekadave të fundit dhe përfshijnë një numër të konsiderueshëm zvarranikësh fluturues, vezësh dhe embrionesh të fosilizuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos