Momenti i tmerrshëm kur një dem sulmon dhe godet me brirë një adoleshent gjatë një feste tradicionale nëpër rrugë, është kapur në kamera.
Pamjet dramatike u regjistruan nga Alicante të Spanjës. Një 19-vjeçar nuk arriti t’i shpëtonte demit të tërbuar në rrugicat e ngushta të qytetit, i cili nuk ka asnjë mundësi që të shpëtojë. Njerëz të tjerë aty pranë përpiqen ta shpërqendrojnë demin por ai nuk largohet nga objektivi, të cilin e gozhdon në tokë.
Ai arrin të shpëtojë vetëm duke u fshehur pas një dere. Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 16 gusht, gjatë ditëve të festës së San Roque. Sipas mediave lokale, adoleshenti u dërgua në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme. (A2 Televizion)