Momenti kur militantët e Bashës ndalojnë Bardhin, Korreshin dhe Sulën për t'i goditur

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 10:48 | Politikë

Me tensionesh, debatesh dhe ofendimesh, nga mbledhja e Kryesisë që zgjati për rreth 6 orë mbrëmjen e djeshme, u vendos që Partia Demokratike të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri më 29 korrik.

Me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, Kryesia vendosi hapjen e garës, në kushtet kur Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë dhe u dorëhoq nga posti i zv/kryetares.

Një grup deputetësh ku bën pjesë edhe kryetari i ri i Grupit të PD-së, Gazmend Bardhi, refuzuan nisjen nxitimthi të zgjedhjeve për kryetarin, duke kërkuar nisjen e procesit të brendshëm zgjedhor për kryetarët e degëve, çka shkaktoi edhe përshkallëzimin e përplasjes mes veti.

Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati dhe Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja, por në momentin kur po dilnin nga selia pak pas mesnate, ata janë përballur me militantë agresivë të Lulzim Bashës.

Mbështetësit e Bashës i kanë prerë rrugën Bardhit, Korreshit dhe Sulës dhe në videon e siguruar nga A2CNN shihen duke dalë nga një automjet e më pas nisin të shajnë dhe ofendojnë deputetët.

Na keni tortuaruar”, dëgjohet të thotë një prej militantëve që u vërsulet tre deputetëve.

Madje në momentet kur deputetët po largoheshin, ka pasur një moment përplasje që për pak precipitoi në dhunë fizike ndaj deputetëve.

Votimi i Kryesisë për hapjen e garës për kryetar të PD

Votuan pro

1. ENKELEJD ALIBEAJ

2. FLUTURA AÇKA

3. JEMIN GJANA

4. TAULANT ZENELI

5. ENDRI HASA

6. INDRIT SEFA

7. KRESHNIK ÇOLLAKU

8. ROLAND BEJKO

9. GENTIAN GABA

10. AGRON KAPLLANAJ

11. ARBI AGALLIU

12. FITIM ZEKTHI

13. GAZMEND KODUZI

14. MERITA BAKIU

15. ORJOLA PAMPURI

16. TAULANDA JUPI

17. XHEMAL GJUNKSHI

Votuan kundër

JONILA GODOLE

FLAMUR HOXHA

Abstenuan

JORIDA TABAKU

JUELA HAMATI

ORIELA NEBIAJ

Braktisën mbledhjen

1-GAZMENT BARDHI

2-DASHNOR SULA

3-SAIMIR KORRESHI

4-HELIDON BUSHATI

5-BLEDION NALLBATI

6-DHURATA ÇUPI

7-LEFTER GËSHTENJA (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/07/jorida-tabaku-jep-doreheqjen-si-nenkryetare-e-partise-demokratike/
https://a2news.com/2023/06/07/mes-tensionesh-e-debatesh-kryesia-e-pd-vendos-29-korrikun-daten-e-zgjedhjes-se-kryetarit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos