Si do të shkojë PD-ja në zgjedhjet e 2025? Andoni: Kanë vetëm një shpëtim

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 21:21 | Politikë
Si do të shkojë PD-ja në zgjedhjet e 2025? Andoni: Kanë

“Çdo veprim, i cili sjell ristrukturimin e opozitës, është i mirëpritur, por problemi i tyre është riciklimi i të njëjtave personazhe. Kur shikon një individ humbës përballë vetes, çdo alternativë që të jep ai nuk të ngjall frymëzim”.

Kështu u shpreh analisti Ben Andoni në Debat nga Alba Alishani teksa foli për situatën në Partinë Demokratike.

Më tej, ai bëri edhe një parashikim për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vitit 2025.

“Në mënyrën sesi po mbahet peng PD-ja, është edhe një lloj ndikimi nga pushteti shumë i madh socialist. PD-ja duhet të ndryshojë emrin e saj dhe të ndryshojë alternativat e së ardhmes. Njerëz të rinj duhet të afrohen dhe të japin frymën e tyre. Nëse kjo parti nuk bën zgjedhje të forta dhe të sinqerta të brendshme, atëherë ndoshta në zgjedhje e vitit 2025 do të flasim për shifra shumë më të vogla të Partisë Demokratike”, u shpreh Andoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos