Flet avokati i Vangjush Dakos: SPAK e akuzon për shpërdorim detyre për një kallëzim të banorëve dhe të Xhaferrajt

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 21:56 | Politikë
Flet avokati i Vangjush Dakos: SPAK e akuzon për shpërdorim detyre

Avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili, ka dhënë një deklaratë për mediat mbrëmjen e sotme pas arrestimit të klientit të tij.

Ismaili e ka konsideruar si të panevojshme masën e “arrestit me burg” ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit.

“Sapo u ekzekutua vendimi i GJKKO e cila ka vendosur arrest me burg për Dakon. Akuza, është një shpërdorim detyre në dy raste. Një rast është kallëzim i një grupi banorësh të një pallati që pretendojnë se ka patur shkelje në kolaudim.  Një kallëzim është nga Ferdinand Xhaferri në prag të zgjedhjeve 2021. SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë mediatike dhe të politikës dhe të ndërkombëtarëve. Në këtë trysni po merr masa të nxituara. Gjykoj se nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg. Nuk ka shkuar policia në banesën e Dakos, ai ishte në Tiranë. Jemi në kushtet e vetëdorëzimit. Bëhet fjalë për vendime kolegjiale jo vendime vetëm të Dakos. Unë di se bëhet fjalë për një pallat me leje ndërtimi të rregullt të dhënë nga bashkia.” (A2 Televizion)

Avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili
https://a2news.com/2023/06/06/spak-leshon-urdher-arresti-per-vangjush-dakon/
https://a2news.com/2023/06/06/urdher-arresti-ndaj-dakos-rama-seshte-e-lehte-kur-bashkepunetoret-e-tu-sot-jane-para-prokurorit-e-gjykatesit/
https://a2news.com/2023/06/06/zbardhet-kallezimi-dako-i-akuzuar-dhe-per-vrasje-ne-rrethanat-cilesuese-mes-te-kallezuarve-dhe-kryebashkiakja-aktuale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos